Vëllaznimi rikthen yllin e skuadrës së tyre

KB Vëllaznimi ka njoftuar rikthimin e yllit të sezonit të kaluar.
Bëhet fjalë për amerikanin Myreon Jones, i cili ka qenë edhe një nga lojtarët më të rëndësishëm sezonin e kaluar për skuadrën nga Gjakova.
“Jones kishte treguar lojëra shumë të mira në stinorin e kaluar dhe një marrëveshje e re me të ishte fare e lehtë, duke ditur edhe karakterin fantastik të djaloshit”, njoftoi Vëllaznimi në faqen e tyre në “Facebook”.
/IndeksOnline/