75 Mall Live Search
21:50 / E Martë, 30 Janar 2024 / MSH

Vëllaznimi transferon basketbollistin me emrin që askush s’do ia mbajë në mend

KB Vëllaznimi ka bërë sot një transferim të bujshëm. Por ky emër i ri i basketbollit do t’i vë në siklet komentatorët kosovarë. Osaikhwuwuomwan është emri i ri në skuadrën gjakovare.

“MIRËSEVJEN CRAIG OSAIKHWUWUOMWAM

KB Vëllaznimi mbetet i përkushtuar për të forcuar ekipin dhe për të arritur rezultate sa më pozitive, andaj kemi kënaqësinë të prezantojmë lojtarin më të ri, qendrën holandeze, Craig Osaikhwuwuomwam.

Craig është qendër e njohur 33 vjeçare dhe i gjatë 211cm.

Ai ka një eksperiencë të gjatë në top kampionate evropiane ku për 10 sezone luajti në elitën e basketbollit holandez për skuadra si Apollo Amsterdam, Nijmegen Magixx, LWD Basket, Donar Groningen dhe Lamstede Hammers, kurse luajti edhe në elitën e Republikës së Çekisë për BK Armex dhe për top ekipin estonez, Talinna Kalev.

Craig njihet si lojtar me karakteristika të shumëanshme dhe me shumë dimensionalitet në sulm, duke pasur shkathtësi asistuese, ashtu si ato defensive.

Emri i tij është i vështirë, ashtu siç do ta kenë të vështirë ekipet kundërshtare ta ndalin atë”, thuhet në njoftimin e Vëllaznimit./Indeksonline/