Vëllaznimi transferon dy futbollistë sot, në sezonin e ri synohet rikthimi në Superligë

Skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova pas problemeve të shumta që ka pasur në vitet e fundit, duket se ka filluar ta marrë vetën.
Gjatë ditës së sotshme ata kanë zyrtarizuar transferimin e dy futbollistëve, transmeton Indeksonline.
Mbrojtësi nga Lezha, Raul Pllumbi dhe mesfushori, Muhamed Berisha janë dy transferimet e bëra sot.
Vëllaznimi, si një nga skuadrat më të vjetra në vend, synon rikthimin në Superligë./Indeksonline/

