Vëllaznimit nuk po i ec me trajnerët, ndan rrugët me Xhengis Rexhepin
Skuadra e Vëllaznimit ka mbetur pa trajner.
Kuqezinjtë e Gjakovës kanë njoftuar se kanë ndarë rrugët me trajnerir, Xhengis Rexhepi, shkruan IndeksOnline.
”Ju njoftojmë se Kryesia e klubit ka vendosur që të ndërpres bashkëpunimin me kryetrajnerin Xhengis Rexhepi.
Kryetrajnerin Rexhepi e falenderojmë për kontributin që ka dhënë, si dhe i urojmë suksese të mëtutjetshme në karrierën e tij.
Për informacione të tjera rreth shtabit teknik do të njoftoheni me kohë.”, thuhet në njoftimin eklubit./IndeksOnline./IndeksOnline/

