75 Mall Live Search
18:39 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Vëllezërit Bytyqi do ta kenë shpejt Memorialin në qendër të Prishtinës, ja kush e ka marr iniciativën

Ylli, Agroni dhe Mehmeti së shpejti do ta kenë Memoralin në qendër të Prishtinës. Vëllezërit Bytyqi do të ngrihen në kryeqytetin e Kosovës. Lajmin e ka dhënë deputeti i AAK-së, Gazmend Syla pas iniciativës që ka marrë shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Daut Haradinaj.”Ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar për mundësinë e dhënë nga gjenerali Daut Haradinaj dhe bashkëluftëtarët, që të marrë iniciativën për ngritjen e Memorialit për vëllezërit Bytyqi në qendër të Prishtinës.

Poashtu pas komunikimit me familjarët e Heronjve, shpreha gatishmërinë e koordinimit me ta në të gjitha detajet e këtij projekti kombëtar”, shkruan deputeti në njoftim. Agron (23), Mehmet (21) dhe Ylli Bytyqi (25) ishin qytetarë amerikanë me prejardhje kosovare u lindën në Çikago, Illinois dhe jetuan në Neë York City. Pasi filloi rebelimi në Kosovë, ata vendosën të shkojnë në Kosovë dhe të bashkohen UÇK-së “Brigada Antlatike”. Tradhëtisht e barbarisht, tre vëllëzërit Bytyqi u vranë nga okupatori serb, për tu dërguar më pas trupat e tyre në një varrezë masive./Indeksonline/