75 Mall Live Search
12:28 / E Mërkurë, 10 Nëntor 2021 / C E

Vëllezërit e basketbollistit serb “terrorizojnë” NBA

Basketbollisti serb, Nikola Jokic pritet të marr një dënim të rëndë për shkak të një veprimi josportiv që ka bërë të dielën mbrëma në NBA.

Qendra e Denver e ka goditur më bërryl nga mbrapa yllin e Miami, Markieff Morris. Në “Ball Arena” u krijua tollovi dhe përplasje mes dy skuadrave pas gjestit të ulët të basketbollistit serb.

Ngjarja ka marrë përmasa familjare dhe në lojë kanë hyrë edhe vëllezërit e të dy basketbollistëve të përfshirë në konflikt.

I pari që u hodh në lojë ishte lojtari i Clippers, Marcus Morris, vëllai i Markieff, të cilit iu deshën vetëm disa minuta për të postuar një mesazh në Tëitter në të cilin paralajmëronte lojtarin serb: “Ai priti që vëllai im të kthente shpinën smh. VËREJTJE”, ka qenë mesazhi i tij që ka postuar në llogarinë e tij.

Vëllezërit e Nikola Jokic (Nemanja dhe Strahinja) krijuan një llogari në Tëitter për ta kërcënuar Morrisin.

Ti lini gjërat ashtu siç janë në vend që të kërcënoni publikisht vëllanë tonë! Vëllai juaj ishte i pari që bëri një faull të pistë. Nëse ju doni ta bëni këtë një hap më tej, të jeni të sigurt se ne do t’ju presim.”

Vëllezërit e lojtarit serb kanë marrë rolin e truprojave të qendrës së Nuggets dhe, sipas gazetarit Eric Goodman , tashmë kanë blerë bileta për të qenë në FTX Arena në Miami më 30 nëntor , kur të dyja skuadrat takohen sërish, pas incidentit tashmë famëkeq. Një mesazh dhe një paralajmërim për Heat nëse u shkon mendja ta marrin me lojtarin ballkanas. /IndeksOnline/