23:14 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / AR

Vëllezërit e Hashim Thaçit në përkrahje të PDK-së në Skënderaj

Tubimet elektorale të partive politike po vazhdojnë gjithandej nëpër Kosovë, shkruan Indeksonline.

Partia Demokratike e Kosovës këtë herë nuk po mund të merr mbështetje nga Hashim Thaçi, mirëpo kjo parti nuk po anashkalohet nga familjarët e tij.

Në një tubim të PDK-së në Skënderaj, shihet se të pranishëm janë vëllezërit e Hashim Thaçit, të cilët fuqishëm po e mbështetin këtë parti.

Edhe djali i Thaçit, Endriti shihet se është shumë aktiv në përkrahje të atij subjekti, ku nuk mungojnë postimet e shumta nga ai.