75 Mall Live Search
17:44 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Vëllezërit Haradinaj kujtojnë ish-bashkëluftëtaren: Krenar që të njohëm

Në moshën 47 vjeçare ka ndërruar jetë pjesëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fetnete Ramosaj. Ramosaj ka qenë bashkëluftëtare me kryeministrin Haradinaj, dhe vëllaun e tij, deputetin Daut Haradinaj.

Vdekja e saj i ka prekur vëllezërit Haradinaj të cilët ndihen krenarë që e njohën nje person si ajo.

“I rëndë lajmi për humbjen tënde, Fetnete. Ishe zëri i ushtrisë në luftë, penda e historisë sonë pas luftës. Zë i ndërgjegjës së popullit tonë. Krenar që të njoha, luftuam e punuam bashkë. Lamtumirë” shkruan kryeministri Haradinaj në Facebook.

“Sot u shua zëri i luftës dhe njeriu që tërë jetën ia kushtoi Kombit tonë. Lumtumirë Fetnete, i përjetshëm kujtimi për ty” shkruan Daut Haradinaj./Indeksonline/