75 Mall Live Search
12:59 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Vëllëzërit nga Vushtrria pranuan se kryen 8 vjedhje, arrestohen nga Policia!


Në fshatin Stanovc i Ultë të Vushtrrisë janë arrestuar dy persona.

Pas një pune hetimore zhvilluar nga policia, janë arrestuar dy të dyshuar vëllezër meshkuj K/Shqiptarë, të cilët në një përudhe kohore afërsisht prej  një muaji, kanë pranuar se kanë kryer tetë (8) raste vjedhje nga personat-viktimat e ndryshëm të cilat janë të proceduara në polici, transmeton Indeksonline.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohen në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/

Foto ilustrim