75 Mall Live Search
12:23 / E Enjte, 13 Nëntor 2025 / G T

Vëllezërit Shpendi synojnë Serie-n A me klubet e tyre

Mediumi i “TuttomercatoWeb” ka publikuar një “copëz” të intervistës së gazetës së mirënjohur “Gezzeta Dello Sport” me Cristian dhe Stiven Shpendi.

Të dy vëllezrit po bëjnë shumë mirë në ekipet e tyre, respektivisht te Cezena dhe Empoli (Serie B), por trajneri i Kombëtares Sylvinho pati të tjera plane për lojtarët e ftuar ndaj Andorrës dhe Anglisë.

“Seria B është shumë e vështirë. Do të ishte mirë të kishim përsëri ‘play-off’-e, dhe sa mirë nëse do të ishin edhe ekipet tona atje”, thotë Cristian, me Stiven që përgjigjet:

“Cesena po luan për Serie-n A, absolultisht! Nuk shpresoj ta takojë në ‘play-off’, por në finale. Nëse ndodh, stabilitetei i familjes do ishte në rrezik… (qesh)”