23:21 / E Premte, 30 Shtator 2022 / Gj. Sh

Vëllezërit Williams shënojnë përsëri në La Liga

Athletiko Bilbao ka shënuar edhe një fitore në La Ligën spanjolle.

Ata mposhtën në shtëpi skuadrën e Almerias me rezultat 4-0, shkruan IndeksOnline.

Por një fakt interesant u regjistrua gjatë kësaj ndeshje.

Vëllëzërit Inaki e Nico Williams u shënuan në listën e golashenuesve për ndeshjen e dytë radhazi në La Liga.

Ata shënuan së bashku edhe në fitoren e Bilbaos kundër Rayo Vallecanos me rezultat 3-2.

Përkundër se luajn së bashku në një skuadër, vëllëzërit Williams kanë zgjedhur të luajn për kombëtare të ndryshme.

Vëllau i madh Inaki e përfaqëson Ganën, ndërsa 20 vjeçari Nico ka zgjedhur të luaj për kombëtaren e Spanjës./IndeksOnline/