75 Mall Live Search
21:58 / E Mërkurë, 11 Tetor 2023 / Gj. Sh

Vëllëzrit Inzaghi përsëri rival, Pipo merr drejtimin e skuadrës nga Serie A

Dy vëllëzrit më të njohur në futboll, Filippo dhe Simone Inzaghi, do të jenë përsëri rival.

Pasi si futbollist ishin kundërshtar me skuadra të ndryshme, ku Pipo ishte pjesë e Juventusit dhe Milanit ndërsa Simone i Lazios, të dy tani do të jenë kundërshrtar si trajner, shkruan IndeksOnline.

Filippo Inzaghi ka marr drejtimin e skuadrës së Salernitanës.

Në anën tjetër, vëllau i tij i vogël, Simeon është në krye të Interit.

Ata do të përballen me njëri tjetrin me 18 shkurt./IndeksOnline/