75 Mall Live Search
09:42 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vëmendja në Anamoravë: Gjilani dhe Ballkani ndeshje për t’u mos humbur – barazimi e shpall Dritën kampion

Sot luhen 5 ndeshjet e javës së 32-të të Superligës së Kosovës, gjë që është edhe xhiroja e parafundit e këtij sezoni.

Vëmendja është në Anamoravë, ku Gjilani e pret skuadrën e Ballkanit, transmeton Indeksonline.

Dy ekipet duan tri pikët pasi janë në garë për titullin. Humbësi përshëndetet me titullin për këtë sezon.

Fitorja e Dritës dje kundër Drenicës bën që kjo ndeshje të jetë më interesante. Nëse Gjilani dhe Ballkani mbesin barazim, atëherë nuk ka nevojë që të pritet java e fundit pasi që Drita shpallet kampion që sot.

Në rast se fiton Ballkani sot, atëherë titulli do të vendoset në ndeshjen e fundit ku skuadra nga Suhareka do të jetë nikoqire e Dritës.

Gjilani i ka duart më të lidhura dhe nuk e ka në dorën fatin e ligës. Ai duhet të fitojë sot kundër Ballkanit dhe të shpresojnë se këta të fundit ta mposhtin Dritën apo të mbesin barazim në javën e fundit. /Indeksonline/