Vena apo birra? Efektet e ndryshme të alkoolit në diskonim
A bëhesh i relaksuar, energjik, me sy me lot apo të zemëruar pas një pije alkoolike? Një studim i ri sugjeron se ajo që pini, qoftë ajo birrë apo verë mund të bëjë ndryshime në mënyrën se si ndiheni.
Si ndikon alkooli në gjendjen shpirtërore, varet nga ajo që pi, transmeton Indeksonline.
Studiuesit nga Mbretëria e Bashkuar, në një studim të fundit janë përpjekur të kuptojnë se çfarë efekte kanë llojet e ndryshme të alkoolit në disponimin tonë.
Nëse ndiheni të relaksuar kur pini një birrë me miqtë tuaj pas punës, mirëpo një gotë uiski ju bënë që të bini në luftë me fqinjët tuaj me zë të lartë, atëherë nuk jeni vetëm.
Prof. Mark Bellis dhe kolegët gjetën se pije të caktuara mund të lidhen me gjendje të veçanta emocionale. Pijet e forta alkoolike janë më shpesh të lidhura me disponimin negativ, ndërsa verërat dhe birra më shpesh fuqizojnë emocione pozitive./Indeksonline/