09:22 / E Enjte, 14 Janar 2021 / C E

Vend i vogël me xhudiste të mëdha, Kosova e gjashta në Doha

Gjatë javës është zhvilluar “Judo World Masters” në Doha të Katarit.

Kosova nga kjo garë është kthyer me katër medalje, 1 të artë dhe tri të bronzta.

Falë suksesit të xhudisteve, vendi ynë përfundoi në vendin e gjashtë në ranglistën e shteteve pjesëmarrëse.

Kosova la mbrapa shtete të mëdha si Rusia, Gjermania, Kanadaja e Turqia. /IndeksOnline/