75 Mall Live Search
23:47 / E Diele, 22 Qershor 2025 / FR

Vendet arabe të Gjirit dënojnë përfshirjen e SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran

Vendet arabe të Gjirit, përfshirë Katarin, Kuvajtin dhe Arabinë Saudite, të cilat janë fuqi të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe aleate të Shteteve të Bashkuara, kanë reaguar ndaj përfshirjes së SHBA-së në konfliktin e vazhdueshëm Izrael-Iran.

Katar: Në një postim në gjuhën arabe në platformën X, Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit ka paralajmëruar se “tensionet e rrezikshme që përjeton rajoni do të çojnë në përshkallëzime katastrofike, si në frontin rajonal ashtu edhe në atë ndërkombëtar.”

Ministria ka bërë thirrje që të gjitha palët të “ushtrojnë mençuri dhe vetëpërmbajtje,” duke theksuar se përshkallëzimi i mëtejshëm do të ndikonte negativisht tek njerëzit në një rajon që tashmë është i prekur nga konflikti dhe krizat humanitare.

Arabia Saudite: Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite i ka kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të shtojë përpjekjet për të arritur një “zgjidhje diplomatike që do të garantonte përfundimin e kësaj krize dhe do të çonte në një hap të ri drejt sigurisë dhe stabilitetit në rajon,” sipas një postimi në gjuhën arabe në X.