75 Mall Live Search
18:12 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / AR

Vendet e BE-së dëbojnë diplomatët rusë, kjo është arsyeja

Gjermania, Polonia dhe Suedia njoftuan dëbimin e diplomatëve rusë nga vendet e tyre si shenjë hakmarrje për dëbimin e fundit nga Kremlini të të dërguarve nga tre vendet e BE-së gjatë javës së kaluar, transmeton Indeksonline.

Vendimet erdhën pasi Kremlini njoftoi dëbimin e tre të dërguarve evropian javën e kaluar, duke thënë se ata kishin marrë pjesë në tubime në mbështetje të udhëheqësit të opozitës, Aleksei A. Navalny.

Kështu në disa njoftimesh, të tre vendet njoftuan dëbimin e tyre gjatë ditës së sotme, shkruan ny times.

Gjermania deklaroi se një diplomat rus nuk është më i mirëpritur në vendin e tyre./Indeksonline/