10:30 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vendet më të shëndetshme në botë, Shqipëria lë pas vendet e rajonit

Vendet më të shëndetshme dhe jo të shëndetshme në botë janë zbuluar në një tabelë globale.

Singapori kryeson listën prej 149 shteteve pasuar nga Luksemburgu, ndërsa dhjetë vendet e para më pak të shëndetshme në botë përbëheshin nga shtet afrikane.

Sa i përket vendeve të rajonit, Shqipëria renditet më së miri, në vendin e 48, duke lënë pas Maqedoninë në vendin e 78, Serbinë në vendin e 86, ndërsa Malin e Zi në të 99-in, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, Kosova nuk është renditur fare në këtë listë.

Sipas listës këto janë dhjet vendet e para më të shëndetshme në botë:

Singapori

Luksemburgu

Japonia

Zvicra

Katari

Austria

Suedia

Norvegjia

Hong Kong

Emiratet e Bashkuara Arabe

Ndërsa, 10 vendet më pak të shëndetshme në botë janë:

Republika e Afrikës Qendrore

Çad

Guniea

Madagaskar

Benin

Republika Demokratike e Kongos

Nigeria

Sierra Leone

Nigeria

Uganda