23:36 / E Hënë, 08 Mars 2021 / OSH

Vendet që nesër do mbesin pa rrymë

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër do ketë punime të cilat janë të domosdoshme për siguri të sistemit.

Për këtë arsye do të ketë edhe ndërprerje të energjisë elektrike në zonat ku do të fillojnë punimet nga punëtorët e KEDS.

Orari i punimeve dhe i ndërprerjes së energjisë sipas rajoneve, përgjatë ditës së nesërme e gjeni në vijim:

Rajoni i Prishtinës

1.TS 110/10(20)kV Prishtina 2 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Nr.6 Ibrahim Banushi (Kodi: 11000001) prej orës 11:00 – 11:10 si dhe nga ora 15:00 – 15:10.

Vendet: rr.Ibrahim Banushi, rr.Elena Gjik dhe Shtëpia e Pleqëve.

TS.10/04 kV Ibrahim Banushi 1 (Kodi: 11000001001)  prej orës 11:00  deri në ora 15:10

Vendet: rr. Bajram Kelmendi.

Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar.

Rajoni i Pejës

1.NS 110/10kV Klina do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Klina II  (Kodi: 52000004)  prej orës 10:00 deri në ora 12:00

Vendet: Pompa e benzines Xemajl Myrtaj,  Zajmi, Videja, Polca, Deiqi, Grabonica, Dollova , Drenovci, Poterq i Epërm, Poterq i Ulët, Dugujeva, Bokshiqi, Fabrika e bllokave “Boksh- Kosova” Bokshiq, Jagoda, Krushevë e Madhe, lagjet Palushaj dhe Dodaj, Budisalci, Rudica, Stupë, Trestenik dhe Lutogllavë.

Arsyeja: Dislokimi i linjës 10 kV.