Vendi i gruas është në kuzhinë? Reagon Blero: Gruaja është vet arsyeja që ne gëzojmë jetë!

Ditë më parë Hoxhë Shefqet Krasniqi në një emision ka folur për raportin mes dy gjinive ku ka bërë një interpretim diskriminues.
Ai tha që kuzhina është e grave, shkruan Indeksonline.

Në lidhje më këtë ka reaguar këngëtari Blero i cili me anë të një Insta story u shpreh se gruaja është vet arsyeja që ne gëzojmë jetë.
“Spo mundem me besu qe ka njerz qe mendojn vend i gruas eshte vetem ne kuzhin. Vend i gruas eshte ne: oda, kuzhin, familje, edukat, kujdes, kultur, pasuri, dashuri, mbijetes, pergjegjsi dhe ne plot kuptimin e fjales eshte vet arsyeja qe ne gzojme jete…” përfundoi ai./Indeksonline/
