19:19 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vendi i parë që përfshin edukimin për komunitetin LGBTI në shkolla

Skocia është bërë vendi i parë në botë që do të ketë edukim ekskluziv në shkolla për komunitetin LGBTI.

Këtë e ka konfirmuar edhe Ministri i Arsimit të Skocisë, transmeton Indeksonline.

Kjo ndodhi pas kampanjës së bërë nga vet komuniteti i LGBTI.

Përmes rrjetit social komuniteti këtë e kanë quajtur fitore monumentale.

“Kjo është fitore monumentale për kampanjën tonë dhe moment historik për vendin tonë” kishin shkruar LGBTI.

Tash Ministria është duke u angazhuar që të gjejë kuadro për të ligjëruar për këtë lloj edukimi./Indeksonline/

Temat: