Vendi ku po qëndrojnë të kthyerit nga Siria
Dhjetëra gra dhe fëmijë, të afërm të xhihadistëve nga Kosova që kanë luftuar në Siri, janë kthyen mbrëmë në Prishtinë.
“Operacioni i planifikuar i rikthimit të disa qytetarëve tanë nga Siria ka përfunduar me sukses”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Abelrad Tahiri nga Aeroporti “Adem Jashari”.
Ndërsa, të kthyerit nga Siria aktualisht gjenden në Qendrën e Azil-Kërkuesve në Vranidollë, pak kilometra larg Prishtinës.
Ndryshe, më shumë se 300 qytetarë të Kosovës, burra, gra dhe fëmijë, kanë udhëtuar për në Siri që prej vitit 2012.
Vlen të theksohet se rreth 70 prej tyre, që kanë luftuar krah grupeve militante ekstremiste, kanë humbur jetën. Sipas policisë, 150 gra dhe fëmijë, mes tyre edhe 60 fëmijë që kanë lindur në zonat e luftës, janë kapur ndërsa Shteti Islamik humbiste terren, por mbetet e paqartë nëse të gjithë janë kthyer.