75 Mall Live Search
16:45 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Vendi që dha 13 dënime me vdekje për terrorizëm

Gjykata e lartë e Apelit e Egjiptit, konfirmoi sot dënimet me vdekje për 13 persona të akuzuar për sulme terroriste në Kajro, në të cilën u vranë dy policë.

Gjykata gjithashtu konfirmoi sot burgimin e përjetshëm për 17 persona dhe më pak dënim për nëntë të tjerë, të gjitha me pretendime të ngjashme.

Të akuzuarit u dënuan për përpjekjen për të vrarë policët dhe civilët duke vendosur pajisje shpërthyese përpara kampusit të universitetit në dhjetor 2014 dhe përpara gjykatës presidenciale.

Në sulme u plagosën 12 vetë. Dënimet e para u shqiptuan në vitin 2017 dhe pesë persona u liruan.