75 Mall Live Search
20:28 / E Diele, 19 Prill 2020 / indeksADMonline

Vendim/Fshatrat Topanicë e Hodonoc shpallen vatra të përhapjes së COVID19

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka bërë të ditur se me vendim të MSH-së, Topanica dhe Hodonoci shpallen vatra të përhapjes së koronavirusit.

Ky është postimi i plotë:

Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, Topanica e Hodonoci shpallen vatra të përhapjes së virusit SARS-CoV-2.

Personat e diagnostifikuar me këtë virus dhe kontaktet e tyre janë rekomanduar nga IKShP për vetizolim, kurse Policia do të jetë në monitorim të këtyre fshatrave.

#RriNshpi, kujdesu për veten dhe të tjerët!