75 Mall Live Search
16:42 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / A

Vendim historik në favor të Trepça Sh.A.: Gjykata mbron pronën publike dhe sigurinë juridike.

Trepça Sh.A. njofton opinionin publik se më datë 05.02.2026 ka pranuar Aktvendimin K.Dh.Sh.II.nr.11/26, me të cilin është aprovuar si e bazuar ankesa e Trepça Sh.A., ndërsa është refuzuar në tërësi, si i pabazuar, propozimi për caktimin e masës së sigurisë i paraqitur nga shoqëria Hidro Line.

Ky aktvendim përfaqëson njërin nga rastet më të rëndësishme dhe më domethënëse të fituara ndonjëherë nga Trepça Sh.A., si për nga rëndësia juridike, ashtu edhe për nga ndikimi i drejtpërdrejtë në mbrojtjen e pronës publike, sigurinë juridike dhe veprimtarinë strategjike të ndërmarrjes.

May be an image of text that says 'GJYKATES KOMERCIALE Numri lëndës: Date: 2023:053560 Numri dokumentit: nga giyqtaret kolegjit, ančtare K.Dh.Sh.II.nr.11/26 kryetar Dyte, kolegjit, çështjen juridike kolegjin perbërë Rafet Ferizi dhe Publike Trepça Arianit Hydro-Line perfaqëson Mehmet Berisha ndaj kundčrshtarit seli kundërshtarit Kosoves masës sigurisẽ, sigurimit Shkalles kunder Parë, ankesën Gjykates Cështje LAPROVOHET si : ankesa Kosoves, Dhoma paditurit Ndërmarrja Publike dates Shkalles ashtu aktvendimi Gjykatés Parë, Departamenti per Çështje Ekonomike, tërsi vijim: Line SHPK sigurimit pabazuar propozimi propozuesit NUI:810549058 masis rishtinë, Ndërmarrja Trepça SHA, CAKTOHET URDHEROHET Ndërmarrja Publike Trepça datës 24.07.2025 dhe kundërshtarit njéjta, mases pezulloj ekzekutimin propozuesit kyçjes vendimit dhe Line" kundërshtarit rikthimine sigurimit Ndërmarrja'

Është me rëndësi të theksohet se Menaxhmenti i Trepça Sh.A., më datë 24.07.2025, ka shfuqizuar një pëlqim të dhënë në vitin 2015, i cili ishte dhënë në mënyrë të kundërligjshme dhe pa bazë ligjore. Pas këtij vendimi të ligjshëm dhe të domosdoshëm, Trepça Sh.A. është përballur me procedura gjyqësore të iniciuara nga pala kundërshtare, procedura nga të cilat ka dalë fitimtare, duke u konfirmuar plotësisht drejtësia dhe ligjshmëria e veprimeve të menaxhmentit.

Gjykata ka konstatuar qartë se nuk ekziston asnjë bazë ligjore për kufizimin apo cenimin e së drejtës pronësore të Trepça Sh.A., duke rrëzuar përpjekjet për vendosjen e një mase sigurie që do të shkaktonte pasoja të rënda juridike, ekonomike dhe operative për ndërmarrjen.

Çështja e pronës rregullohet shprehimisht me Ligjin për Pronësinë dhe të Drejtat Sendore, përkatësisht neni 18, i cili përcakton se pronari ka të drejtë të plotë të disponojë me pronën e tij dhe të përjashtojë të tretët nga çdo ndikim të paligjshëm. Në këtë kuptim, Trepça Sh.A., si pronare e pronës publike, gëzon të drejtën e plotë për të administruar dhe mbrojtur pronën e saj në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, kjo e drejtë mbrohet edhe nga neni 1 i Protokollit Shtesë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili garanton respektimin e pasurisë dhe ndalon çdo privim arbitrar nga prona.

Ky vendim gjyqësor përbën një precedent të fuqishëm juridik dhe dëshmon se asnjë interes privat dhe asnjë veprim i kundërligjshëm nuk mund të prevalojë mbi pasurinë publike dhe interesin strategjik të Trepça Sh.A.

Trepça Sh.A. mbetet e vendosur në mbrojtjen e pronës së saj, interesit publik dhe funksionimit të pandërprerë të veprimtarisë minerare, duke shfrytëzuar të gjitha mjetet ligjore në dispozicion.