Vendim historik në Pakistan, hiqet testi i virgjërisë në rastet e përdhunimit

Testet e virgjërisë për të mbijetuarit e sulmeve seksuale janë nxjerrë të jashtëligjshme në provincën më të populluar të Pakistanit, në një vendim historik që është i pari i këtij lloji në vend. Kombet e Bashkuara i përshkruajnë testet e virgjërisë si pa bazë shkencore ose mjekësore dhe i konsiderojnë ato si shkelje të të drejtave të njeriut.
Gjykata e Lartë Lahore në provincën Punjab të Hënën e deklaroi praktikën si të paligjshme, duke thënë se ajo nuk ka asnjë bazë mjekësore dhe cenon dinjitetin personal të viktimës femër dhe për këtë arsye është kundër të drejtës për jetën dhe të drejtës së dinjitetit. Ato janë një traditë e kahershme në shumë rajone të botës – përfshirë Pakistanin – për të vlerësuar nderin ose virtytin e një vajze apo gruaje, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Dy peticione të paraqitura në Lahore në Mars dhe Qershor 2020 u sollën nga një grup aktivistësh për të drejtat e grave, akademikë, gazetarë, avokatë dhe një anëtar i Asamblesë Kombëtare, duke kërkuar të ndalonin teste të tilla për të mbijetuarit e përdhunimit raporton CNN.
“Testimi i virgjërisë është shumë invaziv, pa asnjë kërkesë shkencore ose mjekësore në rastet e dhunës seksuale. “– tha Malik në vendimin e gjykatës.
Ndalimi zbatohet për Punjab, provinca më e populluar e Pakistanit, e cila është shtëpia e më shumë se 110 milion njerëzve. Sidoqoftë aktivistët thonë se vendimi do të krijojë një precedent për gjykatat në të gjithë vendin.
Pas vendimit, Ministri i Pakistanit për të Drejtat e Njeriut Shireen Mazari shkroi në Twitter se vendimi ishte një “gjykim historik në të vërtetë”