Vendim i dhimbshëm, shuhet klubi i futsallit FC Besa
Kryetari i klubit të futsallit FC Besa, Adnani Hyseni, përmes një njoftimi ka njoftuar se po detyrohet ta shuaj klubin të cilin e krijoi vet.
Hyseni ka thënë se pas vdekjes së vëllait të tij Avnisë, kjo është një goditje tjetër e dhimbshme për të, duke theksuar se nuk ka mundësi financiare që ta mbështes më tutje klubin e tij, shkruan IndeksOnline.
Ai tutje ka cekur se disa sponsorë të klubit nuk po i kryejnë obligimet e tyre dhe se shumica e lojtarëve kanë bojkotuar klubin për shkak të mungesës së pagave..
Më poshtë ju sjellim njoftimin e plotë të kryetarit Hyseni:
Pas shumë sakrificave në jetë edhe pse kontributi im dhe familjes time ishte i madh në shumë drejtime, pas goditjës së rënd që mori familja ime me humbjën e vllaut Avnis po e marr edhe nje goditje tjetër duke e shuar klubin FC Besa Futsal për të cilin i shkriva të gjitha.
Klubin FC Besa Futsal të cilin e krijova para 11 viteve, për të cilin e shkatërrova familjen në aspektin financiarë duke i shpenzu të gjitha, aq shumë sa shpesh herë edhe familjen e kam lon tepër keq edhe pa buk goje, klub ky që i dha shumë futsallit Kosovarë e veqanerisht qytetit të Pejës, klub që i mbështeti me qindra të rinjë për 11 vite duke i eduku dhe ngritë në aspektin profesional por edhe mbështet fuqishëm edhe në aspektin financiar, klubin që nuk e shuva pas sëmundjes time shumë të rënd, me goditi fort jeta me vdekjen e vllaut Avnis prap i qendrova afër për hatër të sakrificës dhe lojtarëve e tani unë jam i detyrum që të them edhe publikisht se ky klub është pranë shuarjes dhe tërheqjes nga garat e Supërligës e arsyet që po më detyrojnë ta marr këtë vendim janë:
1) Unë nuk kam më mundësi ta mbështes klubin FC Besa Futsall në aspektin financiarë.
2) Disa sponzor që kanë disa obligime ndaj klubit nuk po i kryjn ende dhe unë nuk mundem të bëjë më shumë duke i detyru ata sepse gjdo mbështetje që kemi pas ka qenë vullnetare dhe nuk kam forcë që unë të bëjë presion ndaj Kompanive që kanë premtu e që ende nuk i kan depunu të hollat edhe pse i obligon fjala e dhen si sponzor të klubit për kampionatin 2018/2019.
3) Pos Shkodran S Loshaj, Artidon Kelmendi, Endrit Gjurkaj, Genc Vokshi, Agon Rexhës i cili ka udhëtu për Angli me arsye familjare, Ali Tahiraj si perfaqësues dhe Afrim Belegu si trajner të gjithë lojtarët tjerë e kanë bojkotu klubin për shkakë të disa mos pagesave që klubi ka ndaj tyre edhe pse të gjithë janë të njohur me situatën e rënd të klubit ( ku në bazë të marrëveshjes klub – lojtar në fillim të sezonës së dytë klubi ka obligim vetem dy ndeshje ndaj tyre).
Unë kurr nuk do kisha besu se lojtarët që i kam rrit, eduku e mbeshtet fuqishëm për shumë vite në këtë kohë tepër të veshtirë emocionale, shpirtërore e financiare që po kalon familja ime pas humbjës së vllaut Avnis do e bojkotente klubin kur kanë mbet vetëm edhe 5 ndeshje për tu zhvillu sepse familja ime dhe klubi Besa i ka shperby ndër vite po këta lojtarë e qindra të tjerë po unë për këtë veprim të padrejt nuk kam qka të ju them më shumë pos faleminderit për bojkotin
Unë për herë të parë publikisht i drejtohem të gjithë atyre që e kanë mundësinë financiare ta mbështesin klubin FC Besa Futsal që së paku të mos shuhet dhe ta përmbyllim kampionatin 2018/2019 do i isha mirnjohës sepse kam sakrifiku shumë dhe do ishte goditje e rënd për mua por edhe për qytetin e Pejës dhe sportin në përgjithësi siq edhe për FFK-në si institucion. Pra në qoftse deri me datën 5 Prill 2019 klubi nuk do ketë mbështetje jam i detyruar që ta shuaj ekipin FC Besa Futsal.