Vendim i Drejtorit të Përgjithshëm: Dërgohen në burg të Mitrovicës së Veriut personat që sulmuan policët në Ferizaj

Të premten në qytetin e Ferizajt ndodhi një rrahje e rëndë mes policëve dhe qytetarëve. Këta të fundit kishin refuzuar të vënin maskën dhe ishin kapur me policët fizikisht.
Dy qytetarët që sulmuan policët menjëherë u arrestuan dhe u dërguan në paraburgim.
Burime të Indeksonline tregojnë se dy qytetarët e arrestuar janë dërguar në Burgun e Mitrovicës së Veriut.
Policia në raportin e saj për sulmin kanë treguar që qytetarët kanë refuzuar ta japin letërnjoftimin.
“Rreth orës 21:10 minuta njësitet policore të angazhuara në bazë të planit operativ gadishmëria dhe reagimi ndaj Covid-19 kanë hasur në dy qytetarë që nuk kanë respektuar vendimet e institucioneve shtetërore”.
“Në momentin kur policia ka kërkuar letërnjoftimet nga ta, ata nuk kanë zbatuar urdhrat e policisë dhe kanë sulmuar dy pjesëtarë të policisë”, kishte thënë për Indeksonline Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi./Indeksonline/