75 Mall Live Search
14:44 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / A. A

Vendim i Federatës/ Spanjë – Kosovë luhet me 5 mijë shikues

Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit konsideron se ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës mund të zhvillohen me praninë e shikuesve në stadiume.

RFEF-ja ka bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë që të lejohen 10% të shikuesve në duelet kundër Greqisë dhe Kosovës.

Më 25 mars, Spanja pret Greqinë në stadiumin “Nuevo Los Cármenes” në Granada dhe rrjedhimisht 10% e kapacitetit të tribunave përkthehet me 2 mijë tifozë.

Ndërsa më 31 mars “Furria e kuqe” është nikoqire e Kosovës në stadiumin “La Cartuja”, që është shumë më i madh se ai i Granadas, shkruan Indeksonline.

Nëse Ministria e Shëndetësië miraton kërkesën e Federatës Spanjolle, në ndeshjen Spanjë – Kosovë do të lejohen 5 mijë shikues.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë se do të lejohen tifozët e Kosovës, ngase UEFA-ja ka ndaluar për çdo kombëtare që të lejojë tifozët mysafirë në stadiume për shkak të situatës globale me Covidin-19.

/Indeksonline/