14:14 / E Enjte, 15 Qershor 2023 / k.v

“Vendim i pabazuar në ligj”, Rrjeti Global i Mediave të Pavarura reagon ndaj qeverisë

Rrjeti i Global i Mediave të Pavarura ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova.

Në reagim shprehet shqetësimi për këtë vendim, të cilin e quajti jo proporcional.

“Potencial dhe i pabazuar në ligj”, thuhet në reagim.

Pezullimin nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ky rrjet e sheh si një lëvizje të paprecedentë dhe alarmante.