09:13 / E Martë, 18 Qershor 2024 / L K

Vendim i papritur, Hummels bëhet bashkëlojtar me yllin e Kosovës

Mats Hummels është pajtuar me kushtet e Mallorcas. Ylli gjerman do të vazhdojë karrierën në La Liga ku do të jetë bashkëlojtar me Muriqin. Transferimi te Mallorca e detyron të pranojë ulje rroge dhe tërheqje nga kompeticionet europiane.

35 vjeçari me siguri është joshuar nga bukuria e qytetit dhe bregdeti që ofron ky vend panoramik.

Hummels është në fund të kontratës me Dortmundin dhe skuadra gjermane nuk ka patur vullnet për të vazhduar me të pas problemeve që kishte me trajnerin Terzic./Indeksonline/