75 Mall Live Search
17:00 / E Hënë, 01 Dhjetor 2025 / F.R

Vendim i papritur nga Visar Bekaj, largohet nga skuadra turke

Visar Bekaj ka marr një vendim të papritur.

Gardiani kosovar përmes një njoftimi në Facebook, ka njoftuar largimin nga skuadra turke, Hatayaspor, shkruan IndeksOnline.

Bekaj për dy vite e gjysmë ishte pjesë e Hatayaspor.

“Faleminderit Hatayspor për dy vitet e gjysmë të kaluar bashkë!

Ka qenë një nder të luaj për këtë stemë dhe të ndaj fushën me shokë skuadre fantastikë.

Një falënderim i veçantë për tifozët dhe stafin teknik për mbështetjen gjatë gjithë kohës sime këtu.

I uroj klubit gjithë të mirat në të ardhmen.”, ka shkruar Bekaj./IndeksOnline/