75 Mall Live Search
10:51 / E Martë, 19 Prill 2022 / A. M.

“Vendim popullist”, “Kurti po ju mashtron”, PDK kundër fondit për ushtrinë

Fondi për Siguri, ndihmë për ushtrinë e Kosovës, i propozuar nga Qeveria Kurti, nuk ka marrë pëlqimin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Lideri i partisë opozitare, Memli Krasniqi dhe zyrtarë të tjerë, përfshirë Vlora Çitakun dhe deputeten, Ganimete Musliu, kanë shprehur qëndrimin kategorik kundër kësaj nisme.

Sipas tyre, ky është vendim popullist i kryeministrit, Albin Kurti.

PDK është shprehur se fonde të tilla janë krijuar në vitet e 90-ta kur nuk kishim shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës, ndërsa tash kemi shtetësi dhe pavarësi, kemi institucione të konsoliduara, kemi Qeveri, kemi buxhet më të madh se sa kemi pasur më herët.

Indeksonline u sjell një video-përmbledhje: