75 Mall Live Search
17:50 / E Premte, 15 Gusht 2025 / BA

Vendime të reja nga Qeveria: Mbështetje për komunat, ndërmarrjet dhe RTK-në

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike, ku ka miratuar disa vendime të rëndësishme financiare dhe institucionale.

Është aprovuar kërkesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut për ndarje buxhetore prej 24,236.29 euro dhe shtimin e 10 pozitave të reja. Po ashtu, është miratuar transferi prej 2.3 milionë euro për përkrahjen e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme për blerjen e makinerive të avancuara.

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka marrë miratimin për kthimin e 489,932.72 euro për Ndërmarrjen Shoqërore “FAN Zahir Pajaziti”. Në fund, është miratuar në parim huamarrja deri në 2.54 milionë euro për RTK-në, për qëllime të likuiditetit.