Vendime të rëndësishme në sistemin e Drejtësisë, flet ministrja Haxhiu

Ministrja e Dretjtësisë, Albulena Haxhiu në adresimin e saj për media ka thënë se kanë marrë disa vendime në menyrë që sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur dhe në shërbim të qytetarëvë të Kosovës.
Haxhiu foli për vettingun ku tha se janë duke pritur që Gjykata kushtetuese sa më shpejt t’I hap rrugën për zhvillim.
“Për këtë arsyje pa vonsa e kemi proceduar për cështjen e Vettingut në sistemin e drejtësisë dhe pasi kemi marrë dritën e gjelbertë nga komisioni i Venecias, tashmë siç jeni në dijeni amndamentet kushteteuse për vettingun për sistemin e drejtësisë janë në Gjykatën Kushtetuese tash e më shumë se katër muaj dhe presim që kjo gjykata sa më shpejtë t’i hap rrugë për zhvillimin e vettingut”, theksojë Haxhiu, njoton IndeksOnline.
Ndërsa, foli edhe për projektligjin për verifikimin e integritetit, ku do të trajtohet nga komisioni athokë I Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Por, njëra prej reformave kryesore ka qenë edhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, përmes së cilës ne kemi adresuar projektligjin për bryonë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikushme”, ka thënë Ministrja Haxhiu.
Ajo ndër tjerash bëri të ditur se kanë fuqizuar kapacitetet në Policinë e Kosovës dhe përmes ligjit për prokuororinë speciale që do të trajtohet shumë shpejt do të themelohet njësiti i përbashkët i policisë dhe prokurorisë speciale për adresimin e veprave të korrupsionit.
Haxhiu foli për projektligjin e miratur sot në mbledhjen e Qeverisë, pra projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Këshillin Porkurorial të Kosovës.
“Së pari ulja e përberjes së Keshillit Prokurorial të Kosovës, nga 13 anëtarë në 7 anëtraë permanent prej të cilëve 3 janë prokurorë, prokurori I shtetit sipas detyrës zyrtare dhe 3 anëtarë jo prokurore të zgjedhur nga kuvendi por duke ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së tyre në menyrën që të adresojmë gjetjet nga Gjyakta Kushtetues…”, tha ajo./IndeksOnline/