Vendimet fiskale të Komerciales, vlerësohen jo kushtetuese

Bizneset që kanë konteste fiskale, që kanë të bëjnë me Doganën dhe Administratën Tatimore (ATK), nuk kanë asnjë mundësi për ankesa.
Të gjitha lëndët fiskale që i ka trajtuar Gjykata e Apelit dhe tashti Gjykata Komerciale, shkalla e dytë nuk kanë mbajtur dhe nuk mbajnë seanca dëgjimore publike.
Këto shkelje në një rast për këtë lloj vendimi pala i kishte kërkuar Gjykatës Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë ku kjo e fundit me aktgjykim në rastin Ki 230\ 21 , kishte vendosur duke konstatuar shkelje në nenin 31 e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Që i bie që të gjitha aktgjykimet që i ka nxjerr në kontestet e rasteve fiskale janë të paligjshme.
Skënder Kolgeci ish-kryetar i Bordit ë Pavarur për Rishqyrtimit të Ankesave si organ i shkallës së dytë të procedurave administrative, tashmë bord i shuar, i kishte njoftuar të gjitha institucionet shtetërore relevante për mosmbajtje te seancës dëgjimore atë botë nga Gjykata e Apelit, mirëpo nuk kishte pasur sukses.
“Në cilësinë e kryetarit të bordit, i kam ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore, duke kërkuar nga Gjykata e Apelit, mbajtjen e seancës ku duhet të ftohen palët në seanca dëgjimore.
Njëherësh i kam njoftuar organet e drejtësisë për shkeljet të rënda që i ka bërë Apeli. Por nuk janë marrë masa asnjëherë”, tha Kolgeci.
Ai po ashtu ka ngre dyshime se vendimet i marrin edhe gjyqtarë që nuk kanë njohuri për kontestet fiskale dhe si pasojë pësojnë bizneset.
“Për mu më e rëndë është, paaftësia profesionale dhe ligjore e Gjykatës së Apeltit në trajtimin e lëndëve. Nga paaftësia profesionale për me i ikur seancës dëgjimore kanë marrë vendime politike, që të gjitha lëndët e bordit të atëhershëm që palët kanë iniciuar konfliktet administrative ia ka kthyer Gjykatës Themelore në rishqyrtim dhe rivendosje pa i njoftuar palët për vendimet e tyre”, tha Kolgeci.
Sipas tij, në të gjitha rastet seancat mbahen pa u ftuar palët në konteste që kanë të bëjnë me lëndë tatimore dhe doganore.
“Edhe Gjykata Komerciale sa kam njohuri unë vazhdon të marrë vendime në shkallën e dytë pa i ftuar palët”, tha ai./Indeksonline/
