19:19 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vendimet e Komisionit Disiplinor për incidentet në javën e fundit në futbollin kosovar

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 05.09.2018 (ditë e mërkurë – ora 1300) shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e komisioneve të garave lidhur me lëshimet e evidentuara gjatë ndeshjeve zyrtare të javës së fundit të zhvilluara me datë 01-02.2019 dhe për të njëtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;

V E N D I M E

KF “PRISHTINA” nga Prishtina në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes së javës së  -III-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  PRISHTINA – DRENICA, e zhvilluar me datë 02.09.2018 në stadiumin    “Fadil Vokrri“ në Prishtinë  (raportet e zyrtarëve të ndeshjes) i

HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE

Deri nëkompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet raport plotësues nga klubi i futbollit “Prishina“ nga Prishtina, zyrtari  I klubit për atë ndeshje z. Fatos  Hoxha lidhur me rastin. Afatidatë  07.09.2018 ( Rregullorjadisiplinoreneni 32 paragrafi 1 ).

SKENDER  MUSTAFA; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “DRENICA“ nga Skënderaj me numër të ID kartelës 010189M66 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve josporti e drejtuar delegatit të ndeshjës së javës së; III (tretë) të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DRENICA, e zhvilluar  në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë me datë 02.09.2018 (raportet e zyrtareve tëtakimit) i

HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE

Deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga  ndihmëstrajneri në procedurë të inicuar z. Skënder Mustafa lidhur me rastin. Afati datë 07.09.2018 (Rregullorja disiplinoreneni 31 paragrafi 1 ).

EMIN  BAJRAMI; kryetrajner i klubit të futbollit  “BASHKIMI“ nga Koretini me numër të ID kartelës; 001125M73 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve josportive  (provokim i shikuesvemysafirë) në ndeshjen e javës së; II – ( dytë ) tëLigës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BASHKIMI – KIKA e zhvilluar me datë 02.09.2018 në Koretin  (raportet e zyrtarëve të ndeshjes) i

HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE

Deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri në procedurë z.Emin Bajrami, afati datë 07.09.2018 (Rregullorja Disiplinore neni 32, paragrafi 1).

KF “KIKA“ nga Hogoshti  në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për sjellje  të palejuara nga ana e spektatorëve të klubit ( tentim për hyrje në fushë)  në ndeshjen e javës së;  II (dytë) të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BASHKIMI – KIKA e zhvilluar  me datë 02.09.2018 nëKoretin (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar)  i

HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE

Deri në kompletimin e lëndës  – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet raport plotësues nga klubi i futbollit “KIKA“ nga Hogoshti; zyrtari për atëndeshje z.  Haqif Agaj, lidhur me rastin. Afati datë 07.09.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

 

KF “VUSHTRRIA“ nga Vushtrria në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes së javës së; II (dytë) të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VUSHTRRIA – ARBËRIA,e zhvilluar me datë 02.09.2018 në stadiumin “Ferki Aliu“ në Vushtrri (raportet e pjesërishme të zyrtarëve )i

HAPET PROCEDURA  DISIPLINORE

Deri në kompletimin e lëndës – provave (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet raport plotësuese nga klubi i futbollit “VUSHTRRIA“ nga Vushtrria; zyrtari i klubit për atë ndeshje; z. Bekim Musliu lidhur me rastin. Afati datë 07.09.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

NUE NRECA; lojtar i klubit të futbollit “GJAKOVA“ nga Gjakova me numër të ID kartelës  003031M01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive  20, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar minuta e 93-të) në ndeshjen e javës së; I-parë të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve, Grupi  A; GJAKOVA – PASHTRIKU,  e zhvilluar me datë  02.09.2018 në Gjajkovë (raportet e zyrtarëve)

DENOHET

Me ndalesë loje për ; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.

SHQIPRIM  LlADROVCI; gjyqtar futbollit nga Drenasi, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për mosudhëtim në ndeshjen e deleguar të ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A; DARDANET – VËLLAZERIA e zhvilluar me datë 02.09.2018 ;

PEZULLOHET

Pa të drejtë delegimi në referimin e ndeshjeve zyrtare të radhës deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga gjyqtari në pezullim z. Shqiprim Lladrovci, afati datë 07.09.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).

EROLL  JONUZI; gjyqtar i futbollit në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për  mosudhëtim nëreferimin e ndeshjes së deleguar  të javës së parë të Superligës së Kosovës për kategorinë e juniorëve;  PRISHTINA – LIDHJA E PRIZRENIT,  e zhvilluar  në Prishtinë  (në mungesë të lëndës së pakompletuar )

PEZULLOHET

Pa tëdrejtë nëdelegim për referimin e ndeshjeve zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga gjyqtari në pezullim z. Eroll Jonuzi, afati datë 07.09.2018 (Rregullorja disiplinoreneni 32 paragrafi 1 ).

ERGIN  BALIQI; gjyqtar futbollit nga Mitrovica në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për mosudhëtim në ndeshjen e deleguar të javës së parë  të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; 2 KORRIKU – FUSHË KOSOVA, e zhvilluar në Prishtinë (në mungesë të raporteve)

PEZULLOHET

Pa të drejtë në delegim  për referimin e ndeshjevezyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës – deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga gjyqtari në pezullim z. Ergin Baliqi, afati datë 07.09.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1)./IndeksOnline/