22:52 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Vendimet e Komisionit Disiplinor

Komisioni Disipilinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 02.05.2019 shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit (për kundërvajtësit e evidentuar, shkaktaret e ekceseve) dhe nga të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare nga ndeshjet për rastet e theksuara, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore nxjerri këto;

V E N D I M E

KF “LLAPI“ nga Podujeva, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXIX-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – DRITA e zhvilluar me datë 27.04.2019 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; fillimi ndeshjes; shpalosja e pankartes me përmbajtje josportive, minutat; 41 dhe 47 ndezje e flakadanëve dhe një prej tyre hudhet në pjesëfushën e ekipit mysafir, minutat ; 80,84 ofendime të orkestruara nga publika nikoqire drejtuar lojtarëve mysafirë). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE, KF “Llapi “nga Podujeva deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik “Llapi “nga Podujeva – zyrtarit dhe përsonit për siguri të klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati date 06.05.2019.

KF “BALLKANI “nga Suhareka, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; XXIX-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERIZAJ – BALLKANI e zhvilluar me datë 27.04.2019 në stadiumin e qytetit në Suharekë.(Raporete zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; persona jo zyrtar 2 veta , para fillimit të ndeshjës, fyen, ofenduan, kercnuan dhe sulmuan gjyqtarin kryesor Mervan Bejtullahu- dëshmi xhirimet,CD dhe raportet shtesë ). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE , KF “Ballkanit “ nga Suhareka deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohen raporte plotësuese nga personi për siguri dhe ai zyrtar të klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati date 06.05.2019.

ISMAIL KOSUMI ; drejtor sportiv i klubit të futbollit “BALLKANI “nga Suhareka me numër të ID kartelës; 009395M57 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për mos intervenim – dhe mos ofrim të ndihmes për gjyqtarin e sulmuar Mervan Bejtullahu para fillimit të takimit nga përsonat jozyrtar në ndeshjen e javës së ; XXIX-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BALLKANI – FERIZAJ e zhvilluar me datë 27.04.2019 në stadiumin e qytetit në Suharekë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar) Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE drejtorit sportive Ismail Kosumi deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga drejtori sportive në procedurë të inicuar Ismail Kosumi,lidhur me rastin. Afati datë, 06.05.2019.

FISNIK GASHI; kryetrajner i klubit të futbollit “BESA “nga Peja me numër të dokumentit zyrtar; UEFA; 00723, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për largim nga hapsira teknike – pankina nga ana e gjyqtarit kryesor (minuta 90 + reagime në vendimet e gjyqtarit ) në ndeshjën e javës së ; XXVI-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RAMIZ SADIKU – BESA e zhvilluar me datë 27.04.2019 në Prishtinë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE kreyrajnerit Fisnik Gashi deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri në procedurë të inicuar disiplinore Fisnik Gashi lidhur me rastin. Afati datë; 06.05.2019.

KF “FUSHË KOSOVA “ nga Fushë Kosova në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XXVI-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; F.KOSOVA – KIKA e zhvilluar me datë 27.04.2019 në stadiumin e qytetit në Fushë Kosovë ( raportet zyrtare ; hudhje e mjeteve piroteknike në pjesën e ekipit mysafirë gjatë pjesëlojës së parë ) . Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 ; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE ; deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohen raporte plotësuese nga zyrtaret e KF “Fushë Kosova “nga Fushë Kosova; përsoni për siguri dhe ai zyrtar për atë ndeshje, lidhur me rastin. Afati datë 06.05.2019.

EPIROT BERISHA ; lojtar i klubit të futbollit ” DEJNI ” nga Dejni me numër të ID kartelës; 003126M95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive ; 16, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( ofendime drejtuar gjyqtarëve të takimit ) në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A ; GJAKOVA – DEJNI e zhvilluar me datë 26.04.2019 në Gjakovë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 41 paragrafi 2 pika a/3; DENOHET; me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

RAMUSH ADEMI ; lojtar i klubit të futbollit ” VJOSA ” nga Shtimja, me numër të ID kartelës; 00957M95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive ; 23, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( goditje e qëllimshme e lojtarit kundërshtar në fytyrë me top ) në ndeshjen e javës së ; XXVII-të LIgës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A; VJOSA – XERXA e zhvilluar me datë 28.04.2019 në stadiumin e qytetit në Shtimje ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 43 paragrafi1 pika 1 ; DENOHET; me ndalesë loje për; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

FATMIR MORINA : delegat për vëzhgimin e ndeshjeve të Ligave të dyta dhe kategorive të juniorëve, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshime në kryerjen e detyrës zyrtare ( mos përcjellja e raportit zyrtar në afatin e paraparë kohor për KG lidhur me regjistrimin e takimit )nga ndeshja e Ligës së dytë të Kosovës kategoria e seniorëve grupi; B ; MINATORI – GALAKSIA e zhvilluar në Magure, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 ; PEZULLOHET; pa të drejtë në delegim e ndeshjeve në cilësi të zyrtarit të FFK-së deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga delegati në pezullim Fatmir Morina lidhur me rastin. Afati datë 06.05.2019.

RAMUSH RAMADANI ; lojtar i klubit të futbollit ” PRISHTINA ” nga Prishtina me numër të ID kartelës 002881M00 dhe licencuar në Federaten e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 7, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XXV-të të superligës së Kosovës më futboll për kategorinë e juniorëve ; PRISHTINA – BESA e zhvilluar me datë 27.04.2019 në Prishtinë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ) . Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 39 paragrafi 3 ; DENOHET; me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

LIRIM BERISHA ; lojtar i klubit të futbollit ” BESA ” nga Peja me numër të ID kartelës ; 010562M00 dhe licencuar nӕ Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive ; 2, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjën e javës së; XXV-të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; PRISHTINA – BESA e zhvilluar me datë 27.04.2019 në Prishtinë. DENOHET; me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.