23:27 / E Diele, 16 Shkurt 2020

Vendimet e para të kryeministrave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fillim të detyrës ka për të zhbërë vendime të paraardhësit së tij.

Vecse me njërin nga to, ai ka prek kuletën e vet dhe të vartësve të tij në qeverinë e re.

Përveç me para u mor edhe me shkarkime. I liroi nga puna 6 koordinatorët e emëruar nga Ramush Haradinaj.

Por edhe ky i fundit, kishte marrë kësi vendimi në mbledhjen e parë të qeverisë. E shkarkoi Murat Mehajn, njeriun që si shef i Komisionit shtetëror për demarkacion e kishte sharë e ofenduar për humbje të territorit të Kosovës.

Në fillim të punës kishte vendosur edhe një përparësi për punësime në mihje sipërfaqësore e prodhim të energjisë për banorët rezident të Hades e Shipitullës.

Ndërsa ekonomisti, Isa Mustafa, vendimin e parë para vetës e kishte për buxhetin e vitit 2015.