14:11 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vendimet e PZAP-së të apelueshme

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa ka dal me vendimet për ankesat e paraqitura nga partitë politike, për raundin e dytë zgjedhor.

Sipas vendimit, PAZAP ka refuzuar ankesën e LDK-së për Prishtinën, Dragashin dhe Kamenicën.

Gjithashtu, PZAP ka refuzuar edhe ankesën e PDK-së për Prizrenin, Klinën dhe Rahovecin.

Ndërsa, ankesa e paraqitur nga kandidati i pavarur për kryetar te komunës së Shtimes është hedhur si  i palejuar.

Përkundër këtij vendimi, PZAP njofton se partitë politike kanë afat edhe 24 orësh që këto vendime t’i dërgojnë në Gjykatën Supreme, raporton Indeksonline.

Pas këtij afati, Gjykatës Supreme i duhen edhe 72 orë për t’i shqyrtuar ato dhe për të dal me një vendim./Indeksonline/