21:49 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / AR

Vendimet e Qeverisë, Bajqinovci: Reciprociteti është mjet i detyrueshëm

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas vendimeve të marra sot nga Qeveria e Kosovës.

Bajqinovci thotë se reciprociteti është përgjigje ndaj destruktivitetit dhe kësisoj mjet i detyrueshëm.

“Sot u vendos reciprocitet në trajtimin e dokumenteve. Më herët kemi pasur atë të targave. Ndërkohë është dhënë afat, për herë të parë pas kaq vitesh të pasluftës, që të kalojnë në RKS ata që enden tash e sa vite me targa ilegale.

Reciprociteti është përgjigje ndaj destruktivitetit dhe kësisoj mjet i detyrueshëm”, ka shkruar ai.