75 Mall Live Search
13:20 / E Premte, 08 Gusht 2025 / S Z

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, reagon Hykmete Bajrami: E kemi thënë prej ditës së parë…

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim lidhur me çështjen e procedurave për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Në vendimin e gjykatës thuhet se deputetët duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur, duke urdhëruar kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së seancës konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë.

E lidhur me këtë ka reaguar deputetja nga radhët e LDK-së Hykmete Bajrami.

Bajrami ka thënë se këtë që sot e tha Gjykata Kushtetuese, LDK-ja e ka thënë që nga dita e parë.

Ndërsa ka thënë se Kushtetuta e ligji janë mbi lojërat politike dhe se s’ka demokraci aty ku s’ka repspektim të Kushtetutës dhe të ligjit.

Postimi i plotë i Bajramit:

Prej ditës së parë e kemi thënë këtë që e vërtetoi Gjykata Kushtetuese sot:

Albin Kurti e ka detyru Avni Deharin me e shkelë Kushtetutën.

I njëjti kandidat nuk mund të votohet më shumë se 3 herë – Albin Kurti më nuk mund ta bllokojë Kosovën për emrin e Albulena Haxhiut sepse shteti i është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër.

Deputetët duhet të marrin pjesë në votim.

Votimi duhet të jetë i hapur – Kushtetuesja mbështet transparencën, sepse ne jemi përfaqësuese të qytetarëve dhe ata kanë të drejtë të shohin se kush për kë voton.

Kushtetuta e ligji janë mbi lojërat politike, s’ka demokraci aty ku s’ka repspektim të Kushtetutës dhe të ligjit.