Vendimi i Gjykatës për fajdexhiun e “irriton” viktimën , tenton ta mbys veten

Dukuria e fajdesë në Kosovën e pasluftës, nga presionet dhe shantazhet e ndryshe , shumq familje janë shkatërruar e si pasojë ka pasur edhe vetëvrasje.
Vendimi i sotëm i Gjykatës ku prizrenasi i akuzuar për fajde, dënimi me 6 muaj burgim i është zëvendësuar me 700 euro gjobë e kjo ka irrituar tej mase viktimën.
Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Andin Shala, i akuzuar për fajde.
Në aktgjykim , Gjykata i ka shqiptuar Shalës gjashtë muaj burgim, dënim i cili është zëvendësuar me 700 euro gjobë. Ndërsa për veprën penale ‘Kanosje’, Shala është dënuar me 300 euro gjobë.
Sipas aktgjykimit, 26-vjeçari në muajin janar ka pranuar një shumë joroporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të tij.
I dëmtuari G.K., i kishte kërkuar Shalës 2 mijë euro para borxh, prej të cilave i kishte marrë vetëm 1 mijë e 500, ndërsa 500 euro i kishte ndalur i akuzuari në emër të kamatës.
Shala i kishte kërkuar të dëmtuarit që çdo muaj të paguante nga 400 euro si kamatë mujore, duke ia marrë 2 mijë e 800 euro në emër të kamatës.
Përpos kësaj, 26-vjeçari e kishte kanosur seriozisht të dëmtuarin, duke i shkaktuar atij frikë, ankth e pasiguri.
Për shkak të situatës në të cilën ndodhej, viktima thotë për “Indeksonline” se ka tentuar dy herë edhe t’i jap fund jetës, si pasojë e problemeve që ia kishte shkaktuar i dyshuari, duke ia kërkuar të hollat.
Madje, për të mos mbaruar me kaq, i dyshuari e ka kërcënuar viktimën edhe përmes personave të tjerë, me ç’rast i kishte çuar selame për borxhin që ia mori. Po ashtu si pasoj e krejt kësaj viktima është ndarë nga e fejuara.