Vendimi i Këshillit Drejtues, nis mobilizimi i degëve të PDK-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare
Këshilli Drejtues i PDK-së në mbledhjen e fundit ka marrë vendim njëzëri për mobilizimin e menjëhershëm të të gjitha strukturave partiake për zgjedhje të reja parlamentare.
Pas këtij vendimi, ka nisobilizimi i degëve të këtij subjekti.
“Pas vendimit të Këshillit Drejtues për mobilizim, dega e PDK-së në Zvicër ka filluar takimet me struktura dhe anëtarë të Këshillit Drejtues dhe nëndegët”, thuhet ndër të tjera në postimin e degës së PDK në Zvicër.
“PDK në Zvicër do të punojë shumë së bashku me gjithë anëtarët që suksesi të jetë i pa diskutuar në mërgatë”.

