23:42 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vendimi i Kurtit për taksën 100%, vjen reagimi i Ramiz Kelmendit

Ish-Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ish-zv/kryeministri, president i ‘Elkos Group-Etc’ Ramiz Kelmendi, i ka reaguar në mbrëmje kryeministrit të vendit Albin Kurti, ndaj vendimit të tij për Taksën 100% ndaj prdukteve serbe dhe atyre nga Bosnjë-Hercegovina.

Kelmendi ka thënë se kryeministri Kurti duke dashur ta sanksionojë vendimit e ish-Qeverisë Haradinaj, në fakt e ka vet-sanksionuar vetën ndërkombëtarisht dhe se në mënyrën se si e ka paraqitur qëndrimin e tij ndaj taksës, ka bërë që sonte të fitoi Serbia dhe lobimi i saj ndërkombëtarë.

Kelmendi shprehë drojë se tani Kurti e ka futur Kosovën në një tjetër rrezik, e që sipas tij, është ai që Serbia butësisht e dinakërisht mund të rreshtohet në krahë të kërkesave tjera të radhës, të marrë mbështetje ndërkombëtare dhe Kosova të vet-izolohet.

Kelmendi kujton se vendimi i kryeminsitrit Kurti nuk është marrë në tryezën e Qeverisë, por në foltore.

Postimi i plotë:

“Duke e sanksionuar Qeverinë e kaluar, nga foltorja Qeveritare, kryeministri u vet-sanksionua ndërkombëtarisht!

Duhet treguar kujdes kur Vendimet e Qeverive të Kosovës nga e kaluara anulohen.

Nëse ka materie për të treguar politikë-bërje ndërkombëtare në vazhdimësi, anulimi i vendimeve me efekte të brendshme është i padëmshëm në arenën ndërkombëtare, sepse trajtohen të drejta apo politike, por vendimet me efekte ndërkombëtare janë më ndryshe.

Sonte, me këtë vendim, ka fituar Serbia dhe lobimi i saj ndërkombëtarë (Serbia vrastare gjenocidiale për shqiptarët dhe kombet tjera në ish-Jugosllavi). Serbia, mbi të cilën ranë plumbat dhe bombat e paktit NATO, SHBA-së dhe EU-së. Kjo nuk është dashur të lejohet të ndodhë, e sidomos mos-dëgjimi i këshillës së SHBA-ve, për heqjen e taksës pa prapashtesa. Pra, ose e bëjmë, ose nuk e bëjmë! Tani po hapet rruga e sanksionimit tjetër të Qeverise aktuale! Çka nëse Serbia i bashkëngjitet kërkesës së Amerikes për ta hequr taksen pa kushte? A duhet tani të paguajmë çmimin edhe më të rëndë, çmimin e sanksionimit të dytë? Sygjerimi im është dhe mbetet që taksa të hiqet, por me vendim institucional dhe koordinim të të gjithë akterëve, me analizë parimore të thuktë, e jo me vendim individual. Të hiqet plotesishtë pa as një pikë, apo presje, por duke ruajtur parimet, nga ajo që është kërkuar nga SHBA apo z. Grenell si përfaqësues special. Element tjetër në këtë ngjarje të sontme që e krijoi z.Kurti, është se ndodhur premtimi që Taksa të hiqet pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Gënjeshtres, me 1 Prill! Ndërkombëtarët, e në veçanti miqtë, nuk mundë të besojnë në këtë datë.”-ka shkruar Ramiz Kelmendi.