15:09 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Vendimi i Kushtetueses për Ekipin Negociator, LDK thërret konferencë

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në krye me Avdullah Hotin ka thirr për një konferencë për media e cila do të mbahet sot me fillim nga ora 16:00.

Njoftimi është paralajmëruar në faqen e LDK-së, teksa tema do të jetë: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetshmërisë së Ligjit nr. 06/L-145 për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Procesin e Dialogut me Serbinë.

Konferenca do të mbahet në Kuvendin e Kosovës, kati III, para sallës C301.

Kujtojmë që edhe Partia Social Demokrate ka thirrur sot konferencë në ora 16:00 në hollin e Kuvendit./Indeksonline/