75 Mall Live Search
13:50 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / H F

Vendimi i Malit për të mos takuar babain, reagon Violeta Kukaj

Big Brother VIP Albania mbrëmë solli emocione të forta, me fokusin kryesor tek banori Mal Retkoceri.

Situata e ndjeshme familjare e tij preku jo vetëm banorët, por edhe publikun që e ndoqi spektaklin.

Mali, djali i këngëtares Violetë Kukaj, mori një vendim të qartë duke refuzuar takimin me babain e tij, me të cilin nuk ka pasur asnjë kontakt prej shtatë vitesh.

Edhe pse iu dha mundësia për një përballje pas një kohe kaq të gjatë, ai u shpreh se nuk ndihej gati ta bënte këtë hap në këto rrethana, duke theksuar se një ditë takimi do të ndodhë, por larg kamerave.

Ky vendim u mbështet menjëherë nga familja e tij jashtë shtëpisë. Nëna e Malit, Violetë Kukaj, reagoi përmes rrjeteve sociale duke treguar hapur krenarinë për të birin.

“Lum nana për ty, Zoti të rujtë”, shkroi ajo në postimin e saj.

Violeta publikoi gjithashtu një fotografi të Malit me një kurorë mbi kokë, një simbolikë që u interpretua si mbështetje e plotë për qëndrimin e tij.

Me këtë veprim, u bë e qartë se familja, përfshirë edhe motrën Njomzë, qëndron në një linjë me vendimin e Malit për të ruajtur distancën nga i ati.

Refuzimi i takimit publik u pa si një zgjedhje për të mbrojtur veten dhe historinë e tij personale, e cila u përforcua edhe nga përkrahja e hapur e nënës dhe motrës së tij.