75 Mall Live Search
11:28 / E Hënë, 10 Shkurt 2025 / H F

Vendimi i papritur që G Bani mori pas përjashtimit nga “BBVA”

G Bani u përjashtua nga “Big Brother VIP Albania”, pas shpullës që i dha Gjestit, teksa ishin në lojën e rezistencës.

Por, mesa duket ai nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim. Tashmë që është jashtë shtëpisë, ka marrë një veprim të papritur dhe ka mbyllur llogarinë e tij të Instagramit.

Profili i tij në Instagram, i cili numëronte mijëra ndjekës, rezulton tashmë i mbyllur.

Nuk dihet nëse ai do shfaqet në intervista, për të treguar versionin e tij e sesi do vijojë jeta pas eksperiencës në “BBVA”.