75 Mall Live Search
18:19 / E Enjte, 21 Tetor 2021 / LB

Vendimi i PZAP-it për Han të Elezit nuk është përfundimtar, PDK sytë kah Supremja

Vendimin e PZAP-it për t’i anuluar zgjedhjet në Han të Elezit mund ta rrezoj Gjykata Supreme

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur të anulojë zgjedhjet për kryetar të  komunës në Hanin e Elezit.

PZAP-ja e ka pranuar si të bazuar ankesën e kryetarit të kësaj komune, Rufki Suma.

“Procesi i votimit do të përsëritet vetëm për kryetar komune, për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjeve të votuesve”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Megjithatë ky nuk është vendimi përfundimtar për këtë çështje, shkruan “Indeksonline”.

Kjo për faktin se është një instance tjetër gjyqësore, e cila mund ta vërtetoj ose ta rrëzoj këtë vendim.

Gjykata Supreme në bazë të ankesës të cilën pritet ta ushtrojë PDK, mund ta rrëzoj këtë vendim ose ta vërtetoj.

Palët e pakënaqura me vendimin e PZAP-it kanë 24 orë kohë për t’u ankuar në Gjykatën Supreme për këtë vendim./Indeksonline/