Vendimi i radhës për Icardin, Interi po i hakmerret sulmuesit
Interi me shumë gjasa do të jetë pa Icardin edhe në ndeshjen e nesërme ndaj Sampdorias. Situata e krijuar së fundi ka shtyer drejtuesit e skuadrës që ta injorojnë yllin e skuadrës duke mos e ftuar për të dytën ndeshje me radhë.
Një arsyetim i kot është dhënë duke thënë se lojtari ka problem me një lëndim, gjë të cilën mediat italiane nuk e besojnë fare.
Arsyeja që dyshohet se ka shtyer prishjen e raporteve të lojtarit me skuadrën ka të bëjë me renovimin e skuadrës.
Pas këtij takimi, Interi i ka marrë shiritin e kapitenit argjentinasit duke vendosur që Handanovic të jetë kapiten i ri i skuadrës. /Indeksonline/